URAShtëpia Botuese
Lista 0Shporta 0

Mbi Esetë, kullën dhe artin e të menduarit me zë të ulët.

Mon­tai­gne u tërhoq në kullën e tij për të shkruar mbi gjithçka dhe për­fun­doi duke shkruar mbi veten. Por vetja e tij nuk është rrëfim, është labo­ra­tor.

Në një kohë kur mendimi kërkon të jetë i shpejtë dhe i sigurt, Esetë të mësojnë të kun­dër­tën: të provosh, të ndry­shosh mendje, të lësh vend për dyshimin.

Eseja si provë

Fjala frënge essai do të thotë provë, për­pje­kje. Çdo kapitull është një eks­pe­ri­ment i vogël, dhe lexuesi ftohet jo të pajtohet, por të provojë bashkë me të.

Vazhdoni leximin

Shkrime të afërta.

  1. Kritikë

    Mjerimi si gramatikë