pRISHTINË, ks

9:58:59 PM

Lumnie thaci Halili

KADARE NË RRËFIMIN MEMORIAL TË SULEJMAN MATOS

Vërtetësia si bosht i rrëfimit letrar

Letërsia e kujtimeve është një nga hapësirat më delikate ku ndërthuren kujtimi dhe arti. Ajo fiton një dimension të veçantë kur autori zgjedh të shkruajë jo për veten, as për veprën e një kolegu, por për njeriun që fshihet pas figurës publike të shkrimtarit. Në këtë territor, sinqeriteti bëhet një akt letrar po aq i rëndësishëm sa gjuha apo stili: të portretizosh mikun me gjithë dritëhijet e tij është të afirmosh se e vërteta, sado e ndërlikuar, i shërben më mirë kujtesës sesa thurja e lavdit.

Shembuj të tillë gjenden në letërsinë botërore, si Ernest Heminguei (Hemingway, E. (2009). A moveable feast: The restored edition. New York, NY: Scribner), i cili na dhuron një Paris të viteve ’20 ku shfaqen figura si F. Scott Fitzgerald jo vetëm si mjeshtër i prozës, por edhe si njeri i brishtë, me veset, frikërat dhe bukurinë e tij njerëzore. Më pas Constantine P. Curran (Curran, C. P. (1968). James Joyce remembered. Oxford, England: Oxford University Press), që i rikthehet viteve të hershme të Joyceit në Dublin, duke e paraqitur jo si monument i modernizmit, por si shok i gjallë, me humor e zakone të zakonshme. Ndërsa Truman Capote (Capote, T. (1987). Answered prayers: The unfinished novel. New York, NY: Random House), i cili e çon sinqeritetin deri në kufirin e thashethemit, duke e shndërruar rrëfimin për miqtë në një provokim mbi marrëdhënien mes kujtimit dhe etikës.

Në këtë traditë dhe me ndryshueshmëri kontekstesh, hyn natyrshëm edhe libri “Kujtime të kohës me Kadarenë” i Sulejman Matos, i cili e sheh shkrimtarin më të njohur shqiptar jo si ikonë të fiksuar, por si shok të afërt (mik), bashkëkohanik dhe dëshmitar të jo vetëm një kohe. Mato ruan në kujtime biseda, situata dhe fragmente të përditshmërisë, duke ia dhënë lexuesit Kadarenë me ngjyrat e gjalla të njerëzores, pa ia mohuar aspak madhështinë krijuese. Ashtu si Hemingway, Curran apo Capote, edhe Mato zgjedh rrugën e ndershme, ta gdhend portretin e mikut me penën e së vërtetës, duke treguar se respekti më i madh për një shkrimtar është t’ia ruash origjinalitetin ashtu siç është. Veprat e lartëcekura, nga Parisi i Hemingueit te Dublini i Curranit, nga sallonet e Capotes te kujtimet e Matos për Kadarenë, dëshmojnë se miqësia dhe letërsia krijojnë një hapësirë ku e shkuara bëhet rrëfim i gjallë dhe portreti i mikut mbetet i paharrueshëm, vetëm atëherë kur është i vërtetë. Mirëpo, vlen të përmendet se, edhe në letërsinë shqipe tashmë ka vepra të tilla, për shembull njëra prej tyre si vepër me peshë madhore është shkruar për disa figura të letërsisë a personalitete nga Ibrahim Kadriu , Buzëqeshje miqsh-reflekse biografish, Faik Konica, Prishtinë, 2025. 

Për dallim prej të gjithave, libri i Matos vjen i hartuar ndryshe, ai qëndron diku midis kujtimit personal, kronikës historike dhe kritikës letrare, një zhanër që në botë njihet si memoar biografik-kritik, (shënime biografike me qasje analitike) më afër “bisedave” dhe “portretit” sesa jetëshkrimeve faktike e të thata. Përveç se dallon që bart një frymë shqiptare shumë të veçantë, ai gërsheton intimitetin miqësor me kontekstin e diktaturës, duke sjellë jo vetëm Kadarenë si shkrimtar, por edhe jetën e njerëzve të kohës së tij. Mbi gjithçka, është, në thelb, një rrëfim me shumë shtresa motivuese, ku ndërthuren natyrshëm arsye personale dhe publike. Në planin më intim, ndjehet si  një dëshmi malli dhe mirënjohjeje, ku autori kërkon të ruajë gjallë kujtimin e një miqësie që e ka shoqëruar nga vitet e rinisë deri në prag të ndarjes nga jeta e shkrimtarit Kadare (2024). Shumë fragmente në libër, kanë një butësi që e tejkalojnë tonin kritik, janë rrëfime ku ndihet nostalgjia për kohët e përbashkëta, për udhëtimet, bisedat, librat e dhuruar njëri-tjetrit, për ngrohtësinë dhe dritëhijet e marrëdhënies me një njeri që mbetet i jashtëzakonshëm, por edhe i thjeshtë në përditshmëri. Ky mall shndërrohet në një mënyrë për ta mbajtur Kadarenë të gjallë, jo vetëm përmes veprës, por si figurë njerëzore. Megjithatë, libri nuk kufizohet vetëm te privatësia. Ai tejçon edhe një synim publik, një përpjekje për t’i ofruar lexuesit një Kadare “tjetër”, atë që qëndron pas romaneve, poemave dhe poezive: njeriun që u përball me diktaturën, që ruajti hapësirën e lirisë krijuese, që u përfshi në marrëdhënie miqësore, me grindje, me humor, me brenga… Autori e shpreh këtë qëllim më së miri në pasthënie, kur thekson se ka dashur të ndërtojë një portret “me imtësi jete”, për ta bërë më të plotë kuptimin e kësaj vepre të Kadaresë. Kështu, libri merr natyrën e një dëshmie historike dhe letrare, një mozaik që u flet brezave mbi mënyrën sesi lundron një shkrimtar i madh mes presioneve të kohës dhe thesarit të fantazisë.

Në disa fragmente ndjehet edhe një frymë homazhi, autori i kësaj vepre, ia njeh mirë mikut të tij vendin që i takon në kulturën kombëtare dhe në kujtesën e qytetëruar evropiane. Por ky homazh nuk është i ngurtë, është i shoqëruar nga humori i lehtë, nga kujtime të çiltra, nga episode ku Kadareja shfaqet si njeri i zakonshëm, ndonjëherë edhe me dobësi e ngurrime, duke e shpëtuar librin nga egzagjerimi i madhështisë (patetizmi).

Më tej, në këtë kuadër, mund të thuhet se motivi nuk është thjesht një, por një rrjet arsyesh: mall dhe nostalgji për mikun, nevojë për të ruajtur kujtesën e një kohe, dëshirë për të dhënë një dëshmi për jetën nën diktaturë, dhe vullnet për t’ia dhuruar publikut një portret më të plotë të Kadaresë, përtej aureolës së autorit kanonik. Këtë e ndriçon edhe ky shënim i I. Kadriut:“Do kohë kanë mbetur peng në kujtesë, peng me plot sharmë të një afrie njerëzore, kur ajo afri ndodhte me vullnetin e autorit” (Ibrahim Kadriu, Buzëqeshje miqsh, Faik Konica, Prishtinë, 2025, f. 531). Nga ana tjetër, ky libër mund të shihet edhe si një lloj kritike e butë dhe “zhveshjeje” të figurës së Kadaresë nga idealizimet e tepërta. S. Mato nuk shkruan vetëm për ta lartësuar, ai kërkon ta vendosë mikun e tij në një dritë më të natyrshme, ku madhështia bashkëjeton me brishtësinë njerëzore. Përmes episodeve ku Kadareja shfaqet i lodhur, i tërhequr, herë-herë i ftohtë ose i zhytur në mendime, Mato afron një portret të vërtetë, larg ikonës së paarritshme (gjithmonë duke iu referuar librit në shqyrtim).

Në shumë fragmente ai sjell kujtime ku humori, teket, nervozizmi apo mospërfillja e shkrimtarit nuk fshihen. Këto nuk janë aspak denigrime, por një mënyrë për ta bërë figurën e tij më të plotë, për ta çliruar nga ngurtësia e legjendës. Në këtë kuptim, libri ka një dimension çmitizues, duke treguar se Kadareja, përveçse mbetet përjetësisht një gjigant i letrave, ishte edhe një njeri me dritëhije, me lodhje, me momente harrese ose mërie, me rituale të thjeshta të përditshmërisë. Portreti i Kadaresë ndërtohet me një finesë që shmang glorifikimin, duke e paraqitur shkrimtarin si njeri të zakonshëm, e tregon edhe dialogu mes Matos e Kadaresë, kur ky i pari i thotë: “Të  kam bërë personazh negativ, – i thashë, sigurisht me shaka…” (Sulejman Mato, Kujtime të kohës me Kadarenë, URA, Prishtinë, 2025, f. 5). Më pas vjen fjalia e tij ironike: “ Negativ jam unë, – dukej se ishte në humor të mirë. – O pikë e zezë! Njeriu pse duhet të jetë patjetër pozitiv?! Mund të jetë edhe negativ…” (f. 6), nga kjo, lehtë vihet re se e çliron nga hirësia ceremoniale dhe e kthen tek  thjeshtësia e përditshme. Ky aspekt kritik shfaqet edhe në analizat për veprat e tij, sepse Mato nuk e sheh krijimtarinë e Kadaresë si një tempull të paprekshëm, por si një univers ku ia vlen të vëzhgosh mekanizmat, të dallosh truket narrative, të krahasosh sukseset dhe vlerën estetike të secilit tekst në librat e tij. Edhe vetë gjuha e kujtimeve, me mozaikun e bisedave, shënimeve, anekdotave, krijon një ndjesi zbërthimi, që gjithsesi lexuesi ftohet të hyjë “në punishten” e shkrimtarit, të shohë procesin krijues dhe marrëdhëniet që kanë ndikuar tek ai. Prandaj, ky libër nuk është homazh apo dëshmi nostalgjike, por një portret letrar, ku dashuria dhe sinqeriteti për mikun shoqërohet me guximin për ta parë ashtu siç ka qenë, një personalitet kompleks, i jashtëzakonshëm në art, por i prekshëm nga përditshmëria, besnik sikurse e dëshmon edhe vetë në libër: “… duke nisur këto kujtime kam parasysh këshillën e shkrimtarit të shquar rus Anton Çehov: “Zoti im, shkruante Çehovi në letrat e veta,  mos më lejo të flas dhe të gjykoj për atë që nuk kam njohuri!” (po aty, f. 8).

Struktura e rrëfimit në vepër përfshin një hark të gjerë, që nga kujtimet e fëmijërisë në Gjirokastër, me rrugicat me kalldrëm e deri te hyrja në jetën letrare të Tiranës. Në vepër, S. Mato nuk afron një renditje të thjeshtë faktesh, por ngre një mozaik ku politika (si vdekja e Stalinit dhe jehona e saj në qytetin e gurtë), arti (poezia e hershme e Kadaresë) dhe jeta e përditshme ndërlidhen në një kohezion narrativ të qetë e të mirëmenduar. Kjo qasje i bën kujtimet të kapërcejnë kufijtë e privatësisë dhe t’i japin rrëfimit në vepër një funksion dokumentar mbi klimën e viteve ’50-’60.

Në këtë sfond, Kadareja shfaqet si një figurë e shumanshme. Fillimisht, Mato e portretizon si djalosh me syze, që ecën mbi kalldrëmin e Gjirokastrës, me një imazh të thjeshtë e njëkohësisht elitar, që përçon premtimin e një krijuesi të ardhshëm. Më pas, portreti zgjerohet: studenti i kthyer nga Moska, i shpenguar, me humor, që provon dorëzat e boksit te Ahmet Golemi, poeti që e njeh vlerën e vet, por ruan një shpërfillje të qetë ndaj sukseseve, i dashuruari me Helenën, i përfshirë në atmosferën e mbrëmjeve studentore etj. Këto tablo e të tjera, e zhvendosin nga ikonizimi aristokratik te thjeshtësia e përditshme, pa mohuar mënyrën e tij fisnike, duke mos ia zbehur madhështinë krijuese, përkundrazi, e bëjnë më të prekshëm, më të qasshëm, më njerëzor.

Ia vlen të përmendet se, kapitulli “Berat” i librit “Kujtime të kohës me Kadarenë” përbën zemrën narrative të veprës së S. Matos. Këtu, figura e I. Kadaresë shfaqet në dimensionin e saj më të plotë: i ardhur nga fama dhe njëkohësisht i zhytur në përditshmërinë e një qyteti të vogël; i lirë, ironik, padurues, i pranishëm në skenën e zakonshme të jetës. Mato e ndërton portretin jo nga distanca e një biografie të ekuilibruar, por nga afërsia e mikut dhe dëshmitarit që e sheh shkrimtarin duke u shfaqur “njeri mes njerëzve”. Topografia e Beratit bëhet pjesë e rrëfimit: restoranti “Moska”, shëtitorja buzë Osumit, dhoma e ngushtë me dritare të mbyllur. Aty shfaqet Kadareja si njeri i zakonshëm: luan letra, gëzohet kur fiton, mërzitet kur humb, bën telefonata te kujdesari (dezhurni), kërkon të mbushë boshllëkun e ditës. Këto skena veprimi e bëjnë shkrimtarin të zbërthyeshëm dhe të kuptueshëm, duke ia hequr maskën e famës. Mirëpo, S. Mato nuk harron, përfshin edhe tensionin mes dukshmërisë publike dhe dëshirës së Kadaresë për t’u bërë i “pavërejtur”. Nxënësit që e lexojnë në shkollë dhe e shohin pasditeve në shëtitore, krijojnë një binar mes veprës të tij dhe trupit, mes figurës së njohur dhe njeriut që kërkon të mbetet, si njeri i thjeshtë i atij qyteti. Ky dyzim e bën portretin më të pasur dhe më të sinqertë. Krahas të tjerave, Mato na tregon një Kadare shkrimtar që di përmendësh edhe shumë poezi popullore, jo si koleksionist motivesh, por si laborator figuracioni. Vetëm se vërejtja e tij kritike për rimat foljore “poezia popullore ka shumë rima foljore… e bën poezinë si bejte” (f. 43) e tregon si lexues me standarde të larta prozodike, që nuk e pranon lehtësinë në dëm të disiplinës së formës, pavarësisht që vepra Bleta shqiptare”eThimi Mitkos mbi komodinë ka peshë skenike dhe semantike. Kurse tek “Një skenar që s’u shkrua kurrë” është pjesa e veprës ku Kadareja shihet në dritën më të kthjellët të njerëzores, ngaqë ai e përmbledh realitetin në kthesa ironike, zgjedh heshtjen mbi zhurmën, ushqen ditën me rituale dhe e përkthen kohën në letërsi. Përmes syrit të Matos, portreti i shkrimtarit del i besueshëm dhe i gjallë, duke dëshmuar se gjenialiteti nuk rri në piedestal, por ecën mbi kalldrëme, buzëqesh ndaj pakuptimësisë dhe mbetet i besnik gjithmonë korrektësisë së fjalës. Ndërsa nga ana tjetër, raporti me pushtetin në rrëfim, shfaqin një Kadare që refuzon instinktivisht zyrtarët dhe ceremonitë boshe. Moskthimi i përshëndetjes, shmangia e ftesave, skepticizmi ndaj mbledhjeve, distanca nga “kuadrot” janë pjesë e një kundërprotokolli që ruan lirinë e krijuesit. Humori i tij “i mbrapshtë”, që tallet me kotësinë e mbledhjeve, është strategji mbrojtjeje, por edhe shenjë e qartë se shkrimtari nuk pranon të humbasë kohën në rituale pa substancë.

Në libër, mendjemadhësia e Kadaresë trajtohet si nyje interpretimi, krenari që ai e deklaron hapur dhe e shndërron në vetëpranim etik, duke e vendosur kundrejt mendjemadhësisë së të tjerëve: “Kam qenë mendjemadh. E pranoj… dhe s’kam pasur të keqe nga kjo” (po aty, f. 66). Në këtë rast, “mendjemadhësia” nuk nënkupton arrogancë, por krenari të qetë e vetëbesim krijues, një bindje e fortë për domosdoshmërinë e arritjes së standardit më të lartë personal. Është një mburojë që e mbron nga ceremonialet e kota dhe nga “çinovnikët e klonuar”. Andaj, shkruesi i këtij libri e shpjegon qartë, se kjo nuk është arrogancë, por njëlloj mburoje që i lejon autorit të ruajë kohën, mendjen dhe lirinë e krijimit, për të mos u marrë me të parëndësishmet.

Nga cepi tjetër i vështrimit, Mato tregon portretin e Kadaresë si autor që e ka të qartë peshën e fjalës. Ai punon me disiplinë, tri faqe në mëngjes, pak në mbrëmje. Ky regjim i rreptë e vendos larg mitit të frymëzimit spontan, duke e kthyer krijimin në një proces të matur ku talenti bashkëjeton me metodën.

Dua të ndalem pak te kapitulli “Tri letrat” (f. 89-102) që përfaqëson provën se (proza e  memoareve) proza e kujtimeve mund të përmbajë edhe  tensionin e një trilleri, duke ruajtur peshën e së vërtetës historike. Përmes detajeve të kujdesshme dhe skenave të paharrueshme, si: porta me hark, torta me qirinj, bezeja e kuqe e tribunës, rrëfimi e kthen një histori personale në reflektim mbi brishtësinë e intimitetit dhe dinjitetin njerëzor përballë dhunës ideologjike.

Në periudhën pasuese vjen kapitulli “Grimca jete” që sjell tabllo të veçanta, të cilat bashkohen në një reflektim të hollë mbi përditshmërinë kulturore dhe shoqërore të viteve ’60. Vetëm se këtu, merr një ngjyrë të butë nostalgjie rrëfimi, kur autori i këtij libri shkon për herë të parë në banesën e re të Kadaresë, ku përballja e tij me televizorin krijojnë një atmosferë të ngrohtë shtëpiake, ngase detaji teknik (ekrani bardhë e zi, antena pranë dritares) merr një ngarkesë simbolike. Televizori paraqitet si një dritare drejt botës tjetër për të, një “profeci e Zhyl Vernit”, që i jep lexuesit shijen e një epoke kur çdo risi teknologjike dukej si  magji.

Autori i këtyre kujtimeve i jep peshë përmendjes së një fakti te “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, që shfaqet si gurthemel në krijimtarinë e Kadaresë dhe bashkon trekëndëshin me“Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”dhe“Kronikë në gur”. Në raport me Kafkën dhe Ionescon, romani tregon fuqinë e Kadaresë për të demaskuar totalitarizmin, Ebu Qerimi, burokrati i ëndrrave, mishëron mekanizmat e padukshëm të frikës. Botimi në klimën e Nenit 55 dhe kujdesi i Dritëroit në Lidhjen e Shkrimtarëve tregojnë se vepra kërkonte jo vetëm talent, por edhe intuitë për t’u përballur me censurën (f. 203).

Në veprën “Kujtime të kohës me Kadarenë”, përmendja e Çmimit Nobel, ashtu siç e përshkruan S. Mato në njësinë treguese “Çmimi Nobel” (f. 239), meriton vëmendje të veçantë, pasi reflekton mbi pozitën unike të Kadaresë dhe mbi marrëdhënien mes artit, politikës dhe përkatësisë kulturore. Ai tregon se vlera e shkrimtarit nuk matet me marrjen e këtij Çmimi, por me qëndrueshmërinë e veprës në ndërgjegjen kritike. Kadareja, edhe pa Nobel, ka fituar vlerësim e admirim ndërkombëtar, duke mbetur i pavarur nga skandalet politike që shpesh shoqërojnë çmimin. Kujtimet nga Moska dhe Parisi zbulojnë identitetin e tij si autor mes Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa Parisi bëhet hapësira e lirisë krijuese. Përkatësia fetare e kulturore nuk shfaqet si kufizim, por si materie artistike, dhe çdo kujtim personal ose historik shndërrohet në pasuri universale. Në thelb, madhështia e Kadaresë qëndron te aftësia për ta kthyer historinë e popullit të vet në letërsi që flet me botën. Pra, ky ekuilibër midis respektit dhe zhveshjes e bën veprën e tij më të besueshme dhe më të çmueshme, sepse i jep lexuesit jo vetëm figurën publike të Kadaresë, por edhe njeriun që fshihet pas tij.

Tërësisht në libër, figura e Kadaresë ndërtohet si një mozaik kujtimesh, ngjarjesh dhe refleksionesh, jo si një portret linear e i njëtrajtshëm. S. Mato e paraqet mikun shkrimtar me një realizëm të përzier me respekt, duke shmangur dy skajet: idealizimin pa kushte dhe ekspozimin thjesht kritik. Portreti që del nga faqet e këtij libri është i gjallë, i lëvizshëm, i mbushur me hijezime njerëzore. Autori e sheh Kadarenë njëkohësisht si figurë të jashtëzakonshme letrare dhe si njeri me shprehi të zakonshme, me huqet dhe zakonet që ka. Ai kujton humorin e hollë, shpërthimet e papritura, nervozizmat ndaj kolegëve, por edhe qetësinë e një njeriu të lodhur nga lavdia e beftë që në moshën rinore. Përmenden ritualet e përditshme: kafetë, filxhani i telvesë, shëtitjet në Gjirokastër, dhënia e kujdesshme e librave dhuratë, po aq sa përshkruhen çaste të brishta intime: raporti me Helenën, dashuria për familjen, kujdesi ndaj miqve, mallin për qytetin e lindjes etj. Mato thekson edhe momentet krijuese të tij: procesin e shkrimit, mënyrën se si Kadareja përzgjidhte detaje nga kujtesa, marrëdhënien e tij me folklorin, me Homerin, Shekspirin apo Kafkën… Tregohet si lindnin librat nga “laboratori i brendshëm” i imagjinatës, si përshtateshin në rrethana politike, si mbroheshin ndaj censurës, si u hapën më vonë portat e botës etj.

Në të njëjtën kohë, libri ndriçon marrëdhëniet shoqërore: miqësitë e hershme, admirimin për disa autorë, si dhe tensionet me disa të tjerë (p.sh. Neshat Tozaj, Nasho Jorgaqi, Bilal Xhaferi), kujdesin e matur për t’u kërkuar falje atyre që mund t’i kishte lënduar nëpërmjet artit… Këtu, figura e Kadaresë nuk shfaqet si hero pa të meta, por si personalitet kompleks, ku gërshetohen modestia e përhershme e shkrimtarit me krenarinë e ligjshme për veprën; humori me heshtjen; dashamirësia me distancën. Kujtimet nuk janë renditur sipas një vije kronologjike me rigorozitet, përkundër kësaj ato ndërtojnë një portret të ndërzëshëm, të ndërtuar nga episode, biseda, analiza letrare, shënime udhëtimi dhe skena intime.

Në fund, lexuesi merr parasysh jo vetëm monumentin e Kadaresë, por edhe njeriun që qëndron prapa tij: krijuesin e madh, me zemër të mbushur nga kujtime, me talent që shpërthen mbi realitet, por edhe me përvuajtjet, lodhjet, zhgënjimet, gëzimet dhe trishtimet e një jete të atëhershme. Kjo ndërthurje e bën librin të besueshëm dhe emocional për lexuesin, duke i dhënë një dimension njerëzor figurës së shkrimtarit që zakonisht shihet nga larg, vetëm përmes veprës së tij.

Vetvetiu shtrohet pyetja: a sjell kjo vepër një dimension që kritika letrare nuk arrin ta përfshijë tërësisht? Dhe, për më tepër, çfarë vlere i shton ajo kujtesës letrare e kulturore të kohës, kur lexohet e interpretohet nga vetë lexuesi?

Si rrjedhojë edhe përgjigjet vijnë vetvetiu, se ky libër qëndron shumë më lart se një kujtim i zakonshëm, sepse i bashkon tri shtresa që rrallë takohen në një të vetëm: rrëfimin personal, vëzhgimin kritik dhe reflektimin filozofik mbi letërsinë dhe kohën. Në këtë frymë kujtojmë  shprehjen e Rexhep Ferrit :“Koha mund të paraqitet edhe si hapësirë e largët apo e afërt për marrëdhënie njerëzore” (R. Ferri, Gabime të bukura, ASHAK, Prishtinë, 2015, f. 139). Ky libër nuk sjell fotografi të jetës së Kadaresë, por përçon tërësisht ndërgjegje letrare. Episodet janë përzgjedhur me kujdes nga përvoja e shkrimtarit, i cili di të nxjerrë vetëm çastet me kuptim, duke ia lënë lexuesit mundësinë ta konceptojë veprën si një album fotografish. Vlera e tij kryesore është se e zbret figurën e Kadaresë nga piedestali i miteve dhe e vendos në dritën e butë të njerëzores. Kritika letrare ka folur gjatë për veprat e tij letrare, por nuk mund të tregojë dot si qeshte ai në një kafene, si ngurronte të kërkonte ndonjë ndihmë praktike, si heshtte për të mos e lënduar dikë, si mbrohej nga vetmia me humor ose me punë… Këtu Mato e nxjerr në pah “pulsin e brendshëm” të mikut, si një përzierje të thjeshtësisë, krenarisë, drojës dhe ironisë, e cila nuk mund të shihet në analizat akademike.

Ky libër është një shtesë e çmuar për kujtesën letrare dhe kulturore të kohës. Ai rindërton një peizazh të tërë të botës shqiptare gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI, si: Lidhjen e Shkrimtarëve, kafet e Tiranës, qytetin e gurtë të Gjirokastrës, Beratin e një mbi një dritareve, Sarandën e pushimeve, krejt më vonë Qerretin e qetë, auditorët e konferencave, ceremonitë zyrtare, por edhe tavolinat intime ku lindnin ide dhe projekte letrare. Përmes shumë rrjetëzime skenash, lexuesi sheh jo vetëm Kadarenë, por edhe historinë e një brezi krijuesish që përballuan censurën, ruajtën humorin dhe e ngritën letërsinë mbi llogaritjet e frikës.

Më thellë akoma, libri është një letërsi e përkujtimit. Ai e shndërron të shkuarën në material poetik, duke e veshur kujtesën me hijen dhe të vërtetën e fjalës. Portreti i mikut bëhet një dëshmi njerëzore e çliruar nga retorika, ndërsa autori ndërton një hapësirë intime, ku lexuesi hyn pas kulisave apo skutave të mitit dhe sheh njeriun real ashtu siç si është me shpresat, mëdyshjet, krenarinë. Nga kjo del se kujtimet nuk janë thjesht arkiv, por energji që ringjallin kohën, një mënyrë për të shpëtuar nga harresa njerëzit dhe librat që kanë formësuar kulturën tonë. Në këtë kuptim, ato shndërrohen në një dëshmi të vetëdijshme kulturor, që u ofron brezave të vërtetat e përjetuara mbi mënyrën se si letërsia shqipe u shkrua, u mbrojt dhe u ngjit në majat e saj. Si një homazh i përmbajtur, i ndërtuar mbi një rrëfim me ngjyra njëherësh intime dhe publike, libri shfaqet si thesar i mbamendjes kombëtare, ku miku shkrimtar dhe autori, gjithashtu shkrimtar, bashkohen në një narrativë që zbulon bukurinë dhe tragjiken e rrugës krijuese.

Natyrshëm del pyetja tjetër: a pasurohet bibliografia rreth Kadaresë përmes një dëshmie njerëzore? Përgjigjja është po. Vepra e S. Matos e pasuron ndjeshëm këtë bibliografi, duke hyrë në një hapësirë ku studimet kritike zakonisht nuk depërtojnë dot: në jetën e shkrimtarit dhe në atmosferën e marrëdhënieve të tij me njerëzit dhe kohën. Studiuesit e veprës së Kadaresë janë përqendruar kryesisht në veprimtarinë letrare, ato ofrojnë analiza të çmuara, por zakonisht mbeten në planin e ftohtë të argumentit teorik. Libri i Matos e ngroh peizazhin kritik, duke sjellë zërin e gjallë të krijuesit, gjestet e përditshmërisë, bisedat spontane dhe përjetimin emocional. Ai ofron atë që kritika teorike shpesh e anashkalon: portretin njerëzor të Kadaresë, me dritëhije, rituale krijuese dhe marrëdhënie shoqërore. Vepra e lidh shkrimtarin me kontekstin kulturor e historik, Lidhjen e Shkrimtarëve, qytetet formuese, skenën e diktaturës, emigrimin dhe kthimin në atdhe. Kështu, kujtimi personal shndërrohet në burim dokumentar, që pasuron studimet kadareane me të dhëna të pakapshme përmes analizës së ftohtë teorike. Në këtë gërshetim mes dokumentit dhe përjetimit qëndron vlera e tij: një dëshmi e gjallë e jetës letrare shqiptare.

The Allure of Patina and Imperfections

One of the most enchanting aspects of vintage art and objects is the character they acquire with age. Patina, the natural wear and aging process that occurs over time, adds a certain allure and charm to these pieces. Whether it's the weathered paint on an antique sign or the gentle fading of a vintage photograph, these imperfections tell stories of their own, reminding us of the passage of time and the journey each piece has taken.

Blending Vintage with Contemporary

At Art and Objects, we believe that vintage and contemporary design can harmoniously coexist. Pairing vintage pieces with modern accents creates a dynamic and eclectic aesthetic that showcases the best of both worlds. Whether it's a sleek contemporary sofa complemented by a vintage coffee table or a contemporary artwork hanging alongside an antique mirror, the juxtaposition of old and new adds depth and intrigue to any space.

Curating a Timeless Collection

Curating a collection of vintage art and objects requires a discerning eye and a deep appreciation for the art of storytelling. Our team at Art and Objects diligently seeks out pieces that embody exceptional craftsmanship, artistic integrity, and historical significance. Each item in our collection is carefully chosen to evoke emotions and spark conversations, creating a curated experience for our discerning clientele.

Conclusion

Vintage art and objects hold an undeniable allure, transporting us to different times and places while adding character and charm to our lives. By embracing the timeless beauty of these treasures, we not only appreciate the craftsmanship and aesthetics of the past but also contribute to a more sustainable future. At Art and Objects, we invite you to explore our curated collection and discover the joy of unearthing the past in the world of vintage art and objects.