Për ne

Shtëpia Botuese “URA” u themelua në vitin 2000 në Kosovë dhe që prej asaj kohe ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e letërsisë shqipe, me mbi 300 tituj të botuar nga autorë të mirënjohur shqiptarë.

Në kuadër të veprimtarisë së saj, “URA” ofron një gamë të plotë shërbimesh për botimin e librave, që përfshijnë: përgatitjen teknike, shtypin profesional, lekturën dhe korrekturën gjuhësore, dizajnimin e ballinave, redaktimin letrar, si dhe promovimin dhe shitjen e librave.

E themeluar nga Lumnie Thaçi Halili dhe Xhemë Karadaku, shkrimtarë dhe njohës të letërsisë shqipe – “URA” është ndërtuar mbi pasionin dhe përkushtimin e tyre ndaj librit. Themeluesit e saj numërojnë mbi 34 vepra të botuara, më shumë se 30 studime letrare të publikuara në revista prestigjioze të rajonit, si dhe mbi 200 korrektura, lekturime dhe redaktura letrare të realizuara përgjatë viteve të punës së tyre.

Shtëpia Botuese “URA” ka zyrën dhe veprimtarinë e saj në Prishtinë, Kosovë, dhe ndër vite është shndërruar në një ndër adresat më të respektuara të botimeve në gjuhën shqipe, duke mbështetur krijuesit dhe duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë letrare kombëtare.

ORARI I PUNës

E hënë: 08:00 – 19:00
E martë: 08:00 – 19:00
E mërkurë: 08:00 – 19:00
E enjte: 08:00 – 19:00
E premte: 08:00 – 19:00
E shtunë & e diel: Mbyllur